Lajme

1,335 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 1,335.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,033, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,966 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.005 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.419.979 doza të vaksinës.

Deri më sot 598.551 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/