Lajme

121 pacientë të sëmurë me Covid po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitale

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 121 pacientë.

SHSKUK ka njoftuar se 67 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe shtatë në mjekimin intensiv qendror, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 në QKUK:

Klinika Infektive, 24  pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  3 pacientë

Etiketat