Lajme

105 pacientë të sëmurë me Covid janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 105 pacientë. Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 9 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 23 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 6  pacientë.