Lajme

1043 raste aktive me COVID-19 në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 29 raste pozitive me COVID-19, nga 2526 mostra të testuara, ndërsa është shënuar një rast i vdekjes.

Po ashtu gjatë kësaj kohe janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.448.

Në total numri i rasteve aktive është 1043.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 7947 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa që nga fillimi i vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës. /Zëri/